Gardëroba e saj kushton mijëra dollarë, blogu i saj ‘fashion’ është i klikuar nga mijëra fansa në ditë, reputacioni i saj prej ‘fashioniste’ është më i madh jashtë kufijve të Shqipërisë sesa brenda saj. Quhet Aureta Thomollari dhe aktualisht është një ndër ikonat e modës shqiptare që po çmend botën. Së fundmi, gardëroba e saj ka tërhequr vëmendjen edhe të disa revistave të huaja të modës, si “Elle” botimi indian dhe disa revista të tjera mode në Belgjikë dhe Holandë. Kjo foto i përkasit një artikulli mbi stilin dhe veshjet e saj, i cili është botuar në botimin Indian të “Elle-s”. /Bluetooth/







0 Komente
Ju jeni i pari për të lënë një koment.