Dafina Zeqiri, e cila sot është dashur të mbajë koncert në një nga lokalet në Mitrovicë, ka anuluar këtë koncert për shkak të vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës Enver Zymberi.
Më të kuptuar për vdekjen e tij, Dafina nëpërmjet faqes së saj në Facebook ka njoftuar të gjithë fansat se ka vendosur të anulojë koncertin e paraparë për tu mbajtur sot në një lokal në Mitrovicë, duke shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjen e policit të vrarë, raporton Indeksonline.
Dafina Zeqiri, e cila këtë muaj ka realizuar këngën “Dangerously in Love”, së shpejti pritet të vijë me projekte të reja.
Burimi: Koha Net







0 Komente
Ju jeni i pari për të lënë një koment.