Ka kohë që janë duke qarkulluar fjalë për një lidhje dashurie mes këngëtares Elvana Gjata dhe këngëtarit e kompozitorit Flori Mumajesi, por kjo asnjëherë nuk u mohua e as pohua. Gjatë një interviste për medien shqiptare, Elvana Gjata ka mohuar të gjitha këto spekulime, duke thënë se është lodhur duke shpjeguar jetën e saj private dhe se tash është shumë e përqendruar në anën profesionale.

“Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private, marrëdhënien time me Florin që e kam stërthënë nëpër media të ndryshme. Jam duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk dua t’i jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen kot”, ka thënë Elvana.

Burimi: Koha Net

 

Tags

0 Komente

Ju jeni i pari për të lënë një koment.

Komento