Këngëtari i muzikës rap, Noizy, u ka bërë një ftesë shumë speciale miqve të tij artistë dhe fansave të enjten në mbrëmje, ndërsa ka promovuar mixtape-n me titull “Living your dream” në “Muza Park” në Tiranë. Në një atmosferë ekstazie me të ftuar VIP, Noizy ka pritur të gjithë miqtë e tij, ndërsa ka performuar “live” këngët më të bukura të karrierës së tij në natën e organizuar nga “Alba Trade Plus”. Për disa orë, ai ka kënduar “live” në koncertin që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ku përveç të rinjve të grupit të tij O.T.R, ishin të pranishëm dhe fansa të tij. Në mbrëmjen ku janë promovuar këngët e tij më të reja, ishin shumë nga mikeshat e tij artiste. Shumë nga mikeshat e tij artiste kishin udhëtuar nga Kosova për të qenë të pranishme në natën promovuese të Noizyt, mes të cilëve ishin këngëtarë si Stine, motrat Greta dhe Eni Koçi, Ronela Hajati, Beatriks Ramosaj, Adelina Berisha, Ledi Vokshi etj.
Gjithashtu në këtë festë të tij ra në sy prania e një vajze shumë simpatike, që shfaqej për herë të parë në shoqërinë e Noizy-it. Por nuk bëhej fjalë për një mikeshë, por për motrën e tij. Për herë të parë, reperi u ka prezantuar miqve motrën e tij më të vogël, vajza shumë simpatike që shihni në foto. Ashtu si Noizy, edhe motra e tij është rritur në Londër, deri para pak viteve që familja e tij vendosi të kthehej në Shqipëri, ndërsa jetojnë në qytetin e Durrësit. Motra e tij ka pasur rastin të prezantohet me mikeshat këngëtare të tij edhe për të mos munguar në këtë natë suksesi të tij. Në një intervistë për “Panorama“, Noizy pohoi se viti 2011 mund të konsiderohet si viti i dueteve me këngëtaret seksi në muzikën e tij. Ndër bashkëpunimet e tij me femrat këngëtare, mund të përmendim ato me Rozi Radin, Eni Koçin, Çiljeta Xhilagën apo Kristinë Elezaj.




1 Koment
Qenka shume e bukur paska gjëra te përngjajshem me Noizyn
Rrofshit te dytë!!
OTR<3