Soni dhe Mirko do jenë në Sardenja këtë javë, ku pas një viti të tejmbushur me punë, kanë vendosur të pushojnë për pak kohë, aq më tepër që Soni është në pritje për tu bërë nënë së shpejti. Megjithatë duket se dhe në pushime, nuk do mund t’i qëndrojnë dot larg skenës (të paktën asaj televizive), pasi Soni Malaj lansoi videoklipin e saj të ri për këngën “Nën lëkurën tënde” (pjesë e albumit “Unik” i cili është publikuar në fillim të vitit të shkuar), transmeton revista “Albaniac”.
Pasi kënga rezultoi e suksesshme në radio, Soni mori vendimin që t’i bënte dhe një videoklip. Gjatë xhirimeve të klipit ajo, ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë. “Nën lëkurën tënde” është një kompozim i Flori Mumajesit, me tekst të Zhakut (Jonida Gjata)
Burimi: Koha Net







0 Komente
Ju jeni i pari për të lënë një koment.